Shefja e kabinetit të kryetarit të komunës se Deçanit Dafina Cacaj, së bashku me përfaqesuesit e CIMIC-ut dhe LMT-së filluan punimet në rregullimin e hapësirës publike afër çerdhes së fëmijeve “Fatosat”. Projekti i cili ka një sipërfaqe prej 330m2 është financuar nga KFORI, duke investuar në hapësirat e gjelbëruara me ulëse dhe rrugët e shtruara me kupëza.