Komuna e Malishevës furnizon me farë dhe pleh kimik 549 bujq

Në kuadër të investimeve në sektorin e bujqësisë dhe në kuadër të përkrahjes për bujqit lokal në Komunën e Malishevës, ka filluar shpërndarja e farës dhe plehut kimik për 549 bujq. Bujqit të cilët janë përfitues të kësaj përkrahjeje, janë ata bujq të cilët nuk kanë pasur të drejtë të aplikojnë në subvencionet e qeverisë, dhe për këtë qëllim këta bujq i ka përkrahur komuna. Shpërndarja e farës dhe plehut kimik për mbjelljet vjeshtore, ka filluar dhe në fillimin e shpërndarjes, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, i ka uruar të gjithë bujqit të cilët janë përfitues për subvencionim me farë dhe pleh kimik. “Ne jemi shumë të kënaqur që e kemi realizuar këtë projekt për përkrahje të bujqve të Komunës së Malishevës, veçanërisht të atyre që nuk i kanë plotësuar kushtet për aplikim në subvencionet e qeverisë, dhe ne nuk i kemi lënë anash as këta bujq”, tha drejtori Hoxha. Ai gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e qeverisë komunale, për përkrahje të vazhdueshme për të gjithë bujqit dhe fermerët e Komunës së Malishevës. Drejtori Hoxha, ka sqaruar se përfitues të këtij subvencionimi janë të gjithë bujqit, të cilët kanë më pak se dy hektar për mbjellje të grurit. Sipas drejtorit Murat Hoxha, në këtë subvencionim kanë përfituar 549 bujq, ndërsa shuma e projektit është 74,574 euro, që financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …