Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj me të cilin ka diskutuar për masat që ka ndërmarrë BQK në ndihmë ekonomisë, por edhe në respektimin e masave të kërkuara nga MSH dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Mehmeti dhe Zemaj po ashtu adresuan mbarëvajtjen e procesit të policave të sigurimit shëndetësore dhe çështjen e mbulueshmërisë së sigurimeve shëndetësorë nga kompanitë e sigurimeve, që operojnë në Kosove në trajtimin e rasteve të COVID-19. Në këtë kontekst u diskutuan edhe zhvillimet dhe dinamika për plotësimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe sfidat të cilat duhet të adresohen përmes këtij ligji, përfshirë në veçanti situatat e ballafaqimit me pandemi të përmasave globale siç është COVID-19.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …