Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së dhjetë të Komitetit për Politik dhe Financa në Rahovec

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e dhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me 20 tetor 2020 (e martë ), duke filluar në ora 10:00, mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal, Afrim Dina ka propozuar këtë rend dite:

– Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Shqyrtimi i Raportit Financiar për periudhën kohore Janar-Shtator 2020;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit për transfere dhe rialokim të mjeteve;

– Shqyrtimi i Propozim të kryetarit të komunës, për caktimin e lokalcionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte, Celinë, Nagavc, Krushë e Madhe;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për shpalljen me interes të përgjithshëm P-71510057-00817-0-Rahovec;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për shpalljen me interes të përgjithshëm P-7150037-01015-96, Xërxë;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër personave fizik dhe juridik-Rahovec;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për lirimin nga qiraja të gjithë shfrytëzuesit e pronës së paluajtshme komunale;

Informatë nga DKA-ja për fillimin e vitit të Ri Shkollor 2020/2021;

Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …