Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mban takimin e radhës në të cilin pritet të caktohet data për seancën e re plenare të legjislativit. Në pikat e rendit të ditës që anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të kenë për diskutim janë pika e papërfunduar, nga Seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator dhe 8 tetor 2020. Po ashtu, Kryesia e Kuvendit do të diskutojë në lidhje me përgatitjet për seancë të re plenare, pjesë e së cilës do të jenë për shqyrtim një sërë projektligjesh. Pikë e rendit të ditës së seancës së re, për datën e së cilës pritet të caktohet nesër, do të jetë edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Peticione,
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …