Vështirësitë e bizneseve si pasojë e pandemisë, përfshirja e kërkesave të bizneseve në Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, krijimi i Komisionit Parlamentar, i cili do të trajtojë çdo ligj dhe të bëjë harmonizimin mes tyre në mënyrë që të njëjtat të mos bien në kundërshtim me njëra tjetrën, kërkesat e OAK-ut për ndryshim/plotësimin e disa ligjeve specifike, përkrahja nga ana e shtetit dhe ulja e normës së interesit nga BQK, ishin disa nga pikat kyçe të cilat Oda e Afarizmit të Kosovës i diskutoi gjatë takimit të sotëm me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Përgjatë këtij takimi OAK i shprehu shqetësim kryetares Osmani për gjendjen e rëndë të të bërit biznes si rezultat i pandemisë dhe mos reagimit të Kuvendit në përputhje me këtë gjendje e cila po rezulton me largim masiv të punëtorëve, falimentimin e biznesit dhe ulje të madhe të buxhetit të shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …