Udhëheqja komunale kërkon zbatimin e marrëveshjes për hapjen e pikës kufitare me Maqedoninë e Veriut në Debelldeh

Autoritetet komunale të Vitisë, i kanë dërguar një kërkesë Zyrës së Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, përkatësisht Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, nëpërmjet së cilës kanë kërkuar që të shqyrtohet mundësia e jetësimit të marrëveshjes ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, për hapjen e pikës kufitare në fshatin Debellde. Implementimi i kësaj marrëveshje, posaçërisht hapja e pikës kufitare për lëvizjen e qarkullimit të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, është e drejtë themelore dhe për shkak të konfiguracionit, konsiderohet se është e domosdoshme hapja e kësaj pike. Ndonëse ishte arritur marrëveshja mes të dyja vendeve, megjithatë kjo ka mbetur e pa zbatueshme për vite me radhë. “Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2010 mes ish ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës Bajram Rexhepi dhe ish ministres së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Gordana Jankullovska, p[ër hapjen kufitare në fshatin Debelldeh të Komunës së Vitisë, si nevojë e qarkullimit të banorëve të zonave nga të dyja anët e kufirit. Bazuar në nenin 5, paragrafi 1 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, liria e lëvizjes paraqet një element kyç dhe është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut”, thuhet ndër të tjerash në kërkesën e kryetarit të komunës Sokol Haliti, drejtuar Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …