Për rrrezikun e shpërthimit të një vale të dytë ka folur mikrobiologu Lul Raka. Ai mendon se përhapja e Covid-19 varet shumë nga sjellja e qytetarëve. Edhe një herë ai ka bërë thirrje për zbatim të masave kundër koronavirusit duke shtuara se Kosova mund të përfshihet nga vala e dytë e infektimeve. Raka ka thënë se për parandalimin e përhapjes së Covid-19 jemi përgjegjës të gjithë. “Rritja e qarkullimit të njerëzve normal që e bart në vete rrezikun e përhapjes prandaj kjo e shton domosdonë e zbatimit të masave parandaluese për të gjithë, pa marrë parasysh a kanë ardhë prej mërgimtarët apo jemi ne në Kosovë vetë masat parandaluese duhet të zbatohen”, shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …