Kryetari i Këshillit Kombëtar në Sanxhak, Sulejman Uglanin i ka nisur një kërkesë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që në rajonin e Sanxhakut të dërgohen urgjentisht e pa vonesë forca ndërkombëtare me qëllim të shmangies së konfliktit. “Bashkësia ndërkombëtare ftohet të vendosë mision special me qëllim të pengimit të konfliktit për të ndaluar frikësimin dhe kërcënimin e mëtejmë kundër boshnjakëve, por edhe për preventivë për të pamundësuar valën e re të terrorit shtetëror, krimit dhe spastrimit etnik në Sanxhak”, thuhet në kërkesën e nënshkruar nga Sulejman Uglanini. Kësaj kërkese paqësore i është përgjigjur me gjuhë kërcënuese e prepotente ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Sipas tij “ky është, haptas, një provokim i madh për të destabilizuar vendin’. Përndryshe, rajoni i Sanxhakut që ka mbetur nën Serbi, është kthyer në një arenë përplasjesh të nxehta, ku kërkesa e sanxhaklinjëve për autonomi po ndesh në reagimin prepotent të Beogradit. Duhet përmendur se gjatë viteve të fundit, në qendrat kryesore të Sanxhakut, Pazar i Ri, Tutin e Senicë ka pasur një rizgjim të vetëdijës së të qenurit shqiptar, gjë që është shprehur edhe me ndërtimin e një pllake përkujtimore për prefektin shqiptar të Pazarit të Ri gjatë LDB, Aqif Blyta.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …