Betim Gjoshi, anëtari i kryesisë së PDK-së, ka thënë që kreu i LDK-së, Isa Mustafa, me deklaratat e tij në konferencë, pas arrestimit të nënkryetarit të kësaj partie, Haki Rugovës, ka tentuar të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë. “Kam pritur nga përfaqësuesit e LDK-së, që distancohen nga veprimet dyshuese dhe korruptuese të zyrtarëve të vet; të mos fillojnë t’i mbrojnë dhe të bëjnë trysni nëpër gjykata”. Gjoshi vlerëson se ka pasë një ‘presion të madh në sistemin e drejtësisë’, lidhur me këtë rast.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …