Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend, raportin e saj me subjektin që i takon dhe udhëheqësit e kësaj partie. Duke folur rreth 100 ditëshit të Qeverisë Hoti, ajo thekson se kjo qeveri vazhdon të jetojë me pandeminë. Sipas saj, fokusimi i tërë energjisë nga ana e Qeverisë në çështjen e dialogut nuk është e nevojshme, pasi siç shprehet ajo nevojat e qytetarëve duhen dëgjuar fillimisht. Kadaj-Bujupi thënë se ende qëndron prapa kësaj deklarate dhe se një qeveri e cila nuk mund ta bëjë shumicën e thjeshtë për ligje që janë jetike në një fazë pandemie është e kot të vazhdojë angazhimin vet ose të jetë në detyrë.
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …