Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media pas takimit që ka pasur me emisarin special të BE-së, Mirosllav Lajçak. Thaçi tha para mediave se takimi me Lajçakun ka qenë konstruktiv, me një bisedë të hapur rreth dialogut, dhe një zgjidhjeje që sipas tij duhet të çojë në njohje reciproke me Serbinë, Ai nuk la pa përmendur edhe heqjen e vizave. “BE-ja duhet të lëviz sa më shpejtë me liberalizimin e vizave sepse është vonuar shumë dhe po ndodhë një ndëshkim i padrejtë, kur dihet se janë plotësuar të gjitha kriteret. Më tepër kemi implementuar ne se shtetet e tjera”, shtoi ai. Tutje, kryetari tha se ka ardhur momenti që BE-ja ta hedh në tavolinë çështjen e njohjes reciproke, si pikë e parë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …