leoni

Kushtetuesja hedh poshtë kontestimin e Thaçit president nga opozita

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar si të papranueshme kërkesën e partive opozitare për kontestimin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president i vendit. Me këtë vendim, Thaçit i hapet edhe ligjërisht rruga për të zyrtarizuar detyrën e re në krye të shtetit. Një muaj më parë, opozita kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën që të kontestohet zgjedhja e Hashim Thaçit për president të Kosovës. “Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 113.5 të Kushtetutës, të nenit 27 dhe nenit 42, paragrafi 1.3, të Ligjit dhe në mbështetje të rregullave 36 (1) (d), (2) (d) dhe 55 (4) të Rregullores së punës, me 21 mars 2016, më shumicë votash VENDOS I. TA DEKLAROJË kërkesën të papranueshme; II. TA REFUZOJË kërkesën për mase të përkohshme; III. TA REFUZOJË kërkesën për dëgjim publik; IV. T’UA KUMTOJË këtë vendim palëve; V. TA PUBLIKOJE këtë vendim në Gazetën Zyrtare, ne pajtim me nenin 20. 4 te Ligjit; VI. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese që është afishuar edhe në faqen e saj zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …