Patjetër, duhet të jesh militant i ndonjë subjekti politik, familjar, nipi i nipit, mbesa, miku, baxhanaku, tezaku, apo shërbëtor i ndonjë të “FORTI” në skenën politike, ndryshe mbetesh me barkun bosh!
“Një kohë e artë Nepotizimi në Kosovë”
Për servilët, shërbëtorët besa edhe spiunët, një kohë shumë e artë…!
Nëse nuk k’i të njofshëm nuk k‘i vend pune.
Nepotizmi!
Pra, favorizimi i të afërmve mbi bazën e lidhjeve familjare, thënë më saktë është nepotizëm, me të cilën nënkuptojmë punësimin e të afërmve apo miqve të ngushtë, pa marrë parasysh meritat dhe aftësit e tyre, që zakonisht, ata mundë të mos i ken, mirëpo ata emërohen në poste të larta në institucione shtetërore dhe lokale.
Nepotizmi është një sistem i udhëheqjes, ku të mirat materiale gjithmonë i dhurohen një individi apo një familjeje, një klani apo një grupi, ose një pjese të shoqërisë dhe jo mbi bazën e meritokracisë apo vlerave, që mundë ti posedoj, ndonjë qytetar tjetër!….
Kjo dukuri i’u mundëson udhëheqësve shtetëror dhe vendor që të lehtësojnë ngritjen e individëve, anëtarëve të familjes së tyre apo të rrethit të tyre, të shokëve të miqve përfitimet shtetërore, në dëm të meritokracisë apo interesit të përgjithshëm shoqërorë.
Ps.
Nepotizmin mund ta vërejmë që nga marrja e një çertifikate të lindjes e deri te punët më madhore, si punësimi dhe përfitimi, përmes personave të afërm, shokëve dhe dashamirëve. Ndërsa, refuzimi i kërkesës për punë nga vlera dhe kualiteti, mbetet brengë kryesore për qytetarët dhe pengesë e zhvillimit të demokracisë dhe të mirëqenjes ekonomike dhe sociale të qytetarëve.
Ky do të ishte përkufizimi i thjeshtë i nepotizmit.
Ligësia njerëzore dhe shpirtërore, e të ashtuquajturëve politikan në Kosovë, po shpërfaqet ç’do ditë…..!
Të nderuar qytetar, data e zgjedhjeve lokale po afrohet, shumë mendoni para s’e të votoni!