leoni

Vuçiq

Vuçiq:Pozicioni i Serbisë në çështjen e Kosovës, nuk ka ndryshuar as edhe nga nënshkrimi i marrëveshjes në 4 shtatorit

Pozicioni i Serbisë në çështjen e Kosovës, nuk ka ndryshuar as edhe nga nënshkrimi i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ekonomike, në Uashington, ka deklaruar thotë kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai ka theksuar se marrëveshja e 4 shtatorit, në Uashington ka të bëjë vetëm me normalizimin ekonomik me Kosovën. “Nuk ka asnjë moment politik atje. Është e qartë se po përballemi me një kërkim shumë të gjatë, të vështirë, unë do të thosha, edhe të dhimbshëm për një kompromis, nëse kjo është e mundur fare”, ka thënë Vuçiqi, duke shtuar se Serbia nuk e ka nënshkruar dokumentin në të cilin përmendet njohja e Kosovës nga Izraeli. Ky është ndryshimi midis versioneve serbe dhe shqipe të dokumenteve që u nënshkruan. Ne nuk e nënshkruam dokumentin trepalësh”, ka saktësuar kryetari i Serbisë, Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …