Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, siç ka theksuar se hulumtimi i realizuar në muajin shtator të këtij viti në 1001 respodent ka rezultuar në faktin se 85% e qytetarëve të Kosovës janë kundër funksionalizimit të AKS, kurse 10% janë për, 5% nuk janë të vendosur për as kundër. Lidhur me këtë hulumtim, Fatmir Sheholli i ka deklaruar gazetës beogradase “Blic” se populli shqiptar është kundër funksionalizimit të ASK pa njohjen e shtetit të Kosovës. Ai ka saktësuar qse asnjë parti politike shqiptare e as të komuniteteve tjera, përveç Listës Serbe nuk janë për funksionalizimin e ASK, duke pohuar se çdo përpjekje e funksionalizimit të ASK në kundërshtim me mendimin e Kushtetutës së Kosovës mund të sjellë probleme serioze në mes popullit shqiptar dhe atij serb, në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …