Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e prezanton Projektligjin për avokaturën shtetërore i cili është në fazën finale

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e prezanton Projektligjin për avokaturën shtetërore i cili është në fazën finale

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, gjatë një konference për media, sot ka prezantuar Projektligjin për avokaturën shtetërore. Ai para mediave ka thënë se ky projekt është në fazën finale dhe shpejt do të dërgohet në Qeveri. Po ashtu, ministri i drejtësisë ka prezantuar edhe tri çështjet që lidhen me ligjin. “Po e prezantojmë projektligjin për avokaturën shtetërore, i cili është në fazën finale dhe shpejt do dërgohet në Qeveri. Tri çështjet kryesore që lidhen me ligjin, e para ka të bëjë me atë se për herë të parë është vënë në plan të shtetit avokatura. Një çështje tjetër që parashihet me këtë ligj është obligimi për denoncimin e keqpërdorimeve. Me këtë normë do ta përçojmë mesazhin që çdo keqpërdorim do ta ketë edhe një mekanizëm shtesë. Po ashtu parashihet vlerësimi i riskut të draft-kontratës, ku përmes kësaj e kemi marrë për obligim që t’i analizojmë draft kontratat fillimisht, para se të lidhet kontrata”, tha Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …