Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur atë të padrejtë. Ky subjekt ka përsëritur se Thaçi nuk e përmbush kriterin kryesor për të qenë faktor unifikues i vendit. “AAK e ka kundërshtuar votimin e Hashim Thaçit president, me veprime të njohura që në ditën e votimit të tij, janë shoqëruar edhe me kundërshtim mjaft të ashpër në Kuvend, por edhe me protesta në rrugë. Ne konsiderojmë se Hashim Thaçi nuk e përmbush kriterin kryesor për president i vendit, që është të qenit faktor i unitetit. Ne poashtu, konsiderojmë së edhe votimi i tij, është bërë edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe besojmë se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejtë”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …