leoni

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar nga KFOR-i, italian një donacion prej 35 laptopëve për mësimin nga distanca

Ministria e Arsimit ka pranuar nga KFOR-i, italian një donacion prej 35 laptopëve për mësimin nga distanca

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka pranuar nga KFOR-i, 35 kompjuterë laptopë, si një kontribut në zhvillimin e mësimit në distancë për shkollat në Kosovë. Ministri Ramë Likaj tha se ky donacion do t’i ndihmojë nxënësit në mësimin online. Ndërsa Komandanti i KFOR-it, Mikele Risi tha se ndihen krenar për këtë ndihmë. Ai tha se falë donacionit të financuar nga arsimtarët italianë të mbrojtjes, do të jenë në gjendje nxënësit t’i regjistrojnë video-mësime dhe të ofrojnë mësim online, në mënyrë që të frenojnë përhapjen e COVID-19. Projekti u zbatua nga Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak i Ushtrisë Italiane së bashku me pjesëtarët e Artilerisë së Regjimentit të 5-të të komanduar nga koloneli Gianluca Figus, të vendosur në Pejë. Në muajt e fundit ushtarët italianë të KFOR-it kanë ofruar ndihmë në një mënyrë të paanshme për të gjitha komunitetet në Kosovën Perëndimore, me fokus të veçantë në shëndetësi dhe arsimim, përmes dhurimit të pajisjeve të mbrojtjes personale dhe pastrimit të objekteve arsimore.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë, ka filluar konferencën gjyqësore kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtjarit e Haxhi Shalës

Seancat e planifikuara më 14 dhe 15 nëntor, në gjykimin kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit e Haxhi Shalës shtyhen për më vonë

Gjykata Speciale, në Hagë,  ka njoftuar se pas kërkesës së palëve, seancat e planifikuara më …