I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një konference për media ka thënë se implementimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe do të behët pas nënshkrimit të marrëveshjes finale mes dy vendeve. “Marrëveshja është arritur në Bruksel, por nuk është implementuar. Është edhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese, gjykata ka thënë se duhet të implementohet. Hapi i radhës duhet të diskutohet. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes në Bruksel”, tha Lajçak. Ai po ashtu tha se detajet duhet të diskutohen si pjesë e negociatave të marrëveshjes, sepse nuk mund ta nënshkruajmë sot dhe ta diskutojmë mas nesër. “Asociacioni duhet të implementohet pas nënshkrimit të marrëveshjes, por detajet duhet të diskutohen si pjesë e negocionit të marrëveshjes, sepse nuk mund ta nënshkruajmë sot dhe ta diskutojmë mas nesër”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …