leoni

KOMANDANTI REGJIONAL I KFOR-it KOLONEL GIANLUCA FIGUS VIZITOJ KOMUNËN E JUNIKUT

Komandanti regjional i KFOR-it Kolonel Gianluca Figus vizitoj komunën e Junikut, ku u mirëprit nga kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi i cili e njoftoj me historikun e Junikut, objektivat komunale, prioritetet, zhvillimet dhe gjendjen epidemiologjike. Kolonel Gianluca Figus ka vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e komunës së Junikut si në zhvillim lokal ashtu edhe në angazhim për promovimin e Kosovës përmes projektit Agjenda2030 dhe për qasjen e hapur për bashkëpunim, mundësi e mirë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta me ndikim në komunitet. Kryetari i Komunës së Junikut dhe komandanti regjional Kolonel Figus diskutuan mundësit për binjakëzimin e komunës së Junikut me komuna nga Italia me karakteristika dhe prioritete të ngjashme dhe avancimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me qëllim të krijimit të bashkëpunimit tradicional ndërshtetëror.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …