Finalizohet planifikimi i aktiviteteve për riciklimin e mbeturinave në Deçan

Në kuadër të hartimit të Planit Lokal në Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave, komuna e Deçanit, Ndërmarrja Publike Lokale “Higjiena” në asistencë të organizatës Green Art Center Prishtina, sot finalizoi planifikimin e aktiviteteve në bazë të objektivave që parashihen në plan dhe që synojnë në trajtimin e fraksioneve të mbeturinave të riciklueshme. Plani pesëvjeçar, referuar në politikat kombëtare për menaxhim të mbeturinave, synon të adresojë ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve përmes së cilave komuna do të duhet të zvogëlojë sasinë e mbeturinave që deponohen dhe ngritjen e sistemit të qëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave komunale. Vizioni i planit lokal për menaxhim të integruar të mbeturinave, bazuar në analizën e situatës aktuale synon të ofrojë zgjidhje për krijimin e parakushteve për një qytet ekologjik i cili promovon zhvillimin e ekonomisë së gjelbër në këtë komunë. Në mbështetje të plotë nga kryetari Bashkim Ramosaj, qytetarëve të komunës së Deçanit synohet t’ju ofrohet një qytet i pastër dhe shembull i mirë në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …