Kufizimet e ashpra janë plotësisht të nevojshme për të shpëtuar jetë. Kështu pohon Organizata Botërore e Shëndetësisë që paralajmëron Europën, e cila po përballet me valën e dytë të pandemisë koronavirus. Kjo vjen ndërsa miliona qytetarë në kontinentin e vjetër po jetojnë mes masave tepër strikte. Por OBSH saktëson se situata nuk është e njëjtë me atë të marsit apo prillit. Shtete si Polonia, Çekia, Holanda e shumë të tjera në Europë kanë shtuar kufizimet për të frenuar pandeminë, ku nuk kanë munguar dhe izolimet e pjesshme apo mbyllja e shkollave e bareve. OBSH paralajmëroi se rritja e rasteve ditore me koronavirus në Europë mund të pasohet nga një shtim i nivelit të vdekshmërisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …