Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot priti për herë të parë në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze. Gjatë këtij takimi, ministri Mustafa e ka njoftuar me projektet, prioritetet e ministrisë, si dhe investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë gjatë këtij mandati. Gjithashtu, ministri i MBPZhR-së ka falënderuar Ambasadorin e Hungarisë për mbështetjen që ka dhënë shteti i tyre për Republikën e Kosovës, posaçërisht për sektorin e bujqësisë. Në anën tjetër, Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Bencze, ka uruar ministrin Mustafa për detyrën si ministër, duke e vlerësuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm mes dy shteteve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …