Kryetari Ramosaj priti ne takim Zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Tahiri dhe Ministrin e Arsimit Ramë Likaj

Bashkë më ekzekutivin komunal dhe asamblistët sot kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Tahiri dhe Ministrin e Arsimit Ramë Likaj me bashkëpunëtorë. Ishte një takim mjaft frytdhënës ku kryetari Ramosaj bashkë me Tahirin dhe Likajn, diskutuan për sfidat dhe përpjekjet e përbashkëta për të realizuar projekte me rëndësi në komunën e Deçanit të cilat ndikojnë direkt në të mirë të qytetarëve të komunës dhe rritë mirëqenien e tyre. Ndihem mirë kur gjejë përkrahjen dhe mbështetjen e miqve  të cilët ja duan të mirën qytetarëve tha Ramosaj. Ata bashkë kanë bërë homazhe dhe kanë vendos kurora me lule në Kompleksin Memorial ,,Dëshmorët e Kombit ’’ në Gllogjan .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …