Azerbejxhani ka thënë se së paku 12 civilë janë vrarë pas bombardimeve që i bënë rrafsh me tokë disa shtëpi në qytetin Ganja. Përpos të vrarëve, atje mbetën të plagosur mbi 40 persona. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Azerbajxhanit tha se dy predha i goditën ndërtesat e banimit në qytetin e dytë më të madh Azer. Armenia ende nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj kësaj deklarate. Sulmi i së shtunës në Ganja ishte i dyti në këtë qytet dhe i treti që ndodh afër qytetit strategjik, Minxhevir dhe ndodhi disa orë pasi forcat azere e mombarduan kryeqytetin e rajonit separatist të kontrolluar nga armenët. Shtimi i dhunës i minon edhe më shumë përpjekjet ndërkombëtare për ta qetësuar situatën mes dy vendeve fqinje, ndërsa ka frikë se në konflikt mund të përfshihen fuqitë rajonale, Rusia dhe Turqia, të cilat përkrahin palë të kundërta në këtë përleshje.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …