leoni

Vetëvendosje

VV: Gjykata Kushtetuese, e kapur nga pushteti

Të kapur nga pushteti, kështu e ka quajtur Vetëvendosje Gjykatën Kushtetuese pas vendimit që hedh poshtë kërkesën e opozitës për kontestimin e zgjedhjes së Thaçit si president i vendit. Përmes një reagimi, Vetëvendosje thekson se Gjykata Kushtetuese as kësaj radhe nuk u mor me substancën, me faktet dhe argumentet që përmbante kërkesa. Po të ishte marrë me trajtimin e substancës, sipas komunikatës, Gjykata pashmangëshm nuk do të mund ta shpallte si të ligjshme zgjedhjen e Thaçit President. Në reagim thuhet se Gjykata Kushtetuese nuk e ka për bazë drejtësinë, por interesin e politikanëve në pushtet, dhe vendimet që merr domosdo ju shkojnë për shtati atyre. “Aktvendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është absurd, kontradiktor dhe i pabazë. Gjykata me këtë rast po dëshiron t’i ikë përgjegjësisë që ka, duke mos guxuar ta trajtojë lëndën. U dëshmua edhe njëherë ajo që Lëvizja Vetëvendosje e thotë tash e sa kohë: Gjykata Kushtetuese është e kapur nga pushteti. Me një pushtet të tillë që kontrollon secilin institucion që duhej të ishte i pavarur, është e pamundur të kemi drejtësi, zhvillim e barazi”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …