Një gjykatë në Bosnjë e Hercegovinë të premten e dënoi një ish-komandant serb me nëntë vjet burg për ndihmën që kishte dhënë gjatë ndalimit dhe vrasjes së mbi 800 burrave boshnjakë të Srebrenicës më 1995. Këta burra ishin ndaluar nga forcat serbe të Bosnjës në ndërtesën e një shkolle në fshatin Rocevic, afër Zvornikut, dhe më pas ishin vrarë në brigjet e lumit Drina, bë të ditur Agjencia turke, Anadolu Sreçko Açimoviq, i cili shërbente si komandant i Batalionit II, të quajtur Brigada Zvornik, gjatë luftës në Bosnjë mes viteve 1992 dhe 1995, u shpall fajtor sepse më 14, 15 dhe 16 korrik të vitit 1995 me anëtarët e një grupi të përbashkët kriminal, mori pjesë në ndalimin, ekzekutimin dhe varrosjen e boshnjakëve myslimanë në Srebrenicë. Açimoviqi ka ofruar municion dhe ka urdhëruar që të ndaluarit të transportohen në brigjet e lumit Drina, ku u vranë dhe u varrosën afër një fabrike të vjetër. “Në atë ditë – 15 korrik 1995 – 818 burra nga Srebrenica u vranë”, tha gjykatësi serb, Stanisha Gluhajiq. Ai e dënoi bashkëkombësin e tij me nga afër katër ditë burg, për secilin boshnjak mysliman të vrarë mizorisht. Ndërsa në Kosovë ndodhë diametralisht ndryshe. 7 vjet burg dënohet një komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse gjatë luftës i kishte dhënë një shuplakë fytyrës një spiuneje serbe, shqipfolëse, dhe e “kishte fyer duke i thënë prostitutë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE i kërkon sqarim Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën Lindore
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia të sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Kosovën …