Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se i kanë informuar të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Shëndetësor, Inspektoratin Sanitar dhe palët tjera që kanë pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në luftën kundër virusit Covid 19, të zbatojnë vendimet e reja në pajtim me situatën. “Secili institucion të ketë veprime në pajtim me ligjin dhe në ditët në vijim do të ketë raportim për aktivitetet e ndërmarra për të parandaluar një valë tjetër, e cila në rrethanat edhe të gripit sezonal dhe viruseve tjerë eventual, mund të shkaktojnë përkeqësim të situatës së pandemisë. Po ashtu, testimet nëpër shkollat në nivel vendi, po vazhdojnë. Deri më sot, 410 shkolla janë testuar, 10 prej tyre me rekomandim të IKSHPK-së kanë kaluar nga skenari A në skenarin C. Këtë javë, tri nga to, kanë kaluar në skenarin C”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …