Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, i përfaqësuar nga rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Yenilikçi Adimlar Dernegi (YADER), marrëveshje që ka për qëllim të sigurojë bashkëpunimin për organizimin e Konferencës Euro-aziatike për Gjuhën dhe Shkencat Sociale, referuar si ECLSS, ku pjesë e ketij organizimi janë,13 shtete të Azisë dhe Evropës. Pos kësaj, Memorandumi i bashkëpunimit mes UGJFA-së dhe YADER-it, fokusohet edhe në organizimin e konferencave, simpoziumeve, seminareve dhe realizimit të projekteve të përbashkta dhe mobilitetet. Po ashtu, ky bashkëpunim ka për qëllim të rrit kapacitetin institucional, duke ofruar mundësi dhe mbështetje për stafin akademik, si dhe të gjallëron mësimin dhe kërkimin për studentët. Rektori, Nimani dhe kryetari i e shoqatës YADER , Dr. Hasan Karacan, u shprehën të gatshëm të ofrojnë mbështetje edhe për realizimin e projekteve të përbashkëta në kuader të ERASMUS dhe MEVLANA. ( Adem Lushaj)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …