leoni

Kryetari Kuçi pret në takim Kryeministri Mustafa

Kryetari i komunës së Junikut z. Agron Kuçi ka pritur në takim Kryeministrin e Republikes së Kosovës, z.Isa Mustafa.

Gjatë këtij takimi kryetari Kuçi e ka njoftuar kryeministrin mbi zhvillimet e përgjithshme të Komunes së Junikut, vështirësitë, sfidat, mungesën e investimeve nga qeveria qendrore, nevojat e qytetarëve dhe projektet zhvillimore të Komunës.

Kryeministri shfaqi interesimin për te gjitha zhvillimet e Komunës së Junikut dhe nevojat e qytetareve , njëkohësisht u zotua se Komuna e Junikut do të përkrahet në investime kapitale dhe projekte zhvillimore të saj.

Takimi kaloi në një atmosfere te ngrohte bashkëpunimi dhe njëherit kryetari Kuçi e falënderoi Kryeministrin Mustafa për vizitën e bërë në Komunës e Junikut.

Ndërkaq sa i përket lajmeve ne media se Kryeministri ne Junik është gjuajtur me molle nuk është e vërtete, gjë qe nuk është ne traditën e Junikasve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …