Zemaj: Pas rritjes së numrit të rasteve me virusin korona, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh

Zemaj: Pas rritjes së numrit të rasteve me virusin korona, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemajt, ani pse ditë pushimi, të dielën ka qëndruar në terren. Ai sot ka vizituar, pikën kufitare në Merdare, derisa ka thënë se pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh. Zemaj, ka ftuar qytetarët dhe institucionët që të kryejnë detyrat e veta, ngase sipas tij s’do të ketë tolerancë ndaj neglizhenës. “Pas rritjes së rasteve me Covid 19, në vend dhe në shtetet fqinjë, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë më i madh, andaj të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i respektojnë masat e dhëna nga IKShPK-ja dhe MSh-ja”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …