leoni

Abelard Tahiri: Është çështje orësh se kur PDK do të publikoj emrin e bartësit të listës së partisë

Tahiri: Degradimit dhe mashtrimit me qytetin e Prishtinës, këtyre duhet t’u vjen fundi në zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar për mungesën e kolektorit të ujërave të zeza në lagjen “Kalabria”, ku kjo parti sot mbajti një konferencë për media për këtë çështje. Ai ka thënë se mbi 20 vite ka pasur keqqeverisje, degradim e mashtrim me qytetin e Prishtinës. “Çfarë do të duhej të ishte modeli i progresit e shembulli për t’u ndjekur gjithandej Kosovës, kryeqyteti ynë, ende ka probleme elementare me ujë e kanalizim. LDK-ja dhe Vetëvendosja që qeverisën me Prishtinën deri më tani, nuk kanë treguar as kokrrën e pasionit për t’iu dhënë zgjidhje meritore problemeve, për shkak të pasionit të madh për t’ia zënë frymën qytetit me ndërtime e mbi ndërtime”, ka shkruar Tahiri. Ai ka shtuar se kësaj epoke të mashtrimit e keqmenaxhimit, duhet t’i vijë fundi në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …