Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Gjermani ka kërkuar nga investitorët e huaj që të vijnë në Shqipëri për të investuar. Në forumin ekonomik “Europa Park”në Munih të Gjermanisë, shefi i qeverisë shqiptare nënvizoi të gjitha politikat lehtësuese në Shqipëri për investitorët gjerman, pa harrur edhe fondin e akorduar nga KE për investimet në rajon. Rama ka folur për një investim prej 28 miliardë euro për energji, infrastrukturë dhe digjitalizim. Ai u ka bërë thirrje kompanive evropiane që të ndihmojnë për të zbatuar këtë plan, duke shtuar se Shqipëria ka një legjislacion favorizues, krah të lirë pune dhe pozicion strategjik gjeografik. Kreu i qeverisë shqiptare gjatë fjalës së tij në forum tha se nuk ka krim shqiptar, por këto janë vetëm politika dashakeqëse të disa shteteve anëtare të BE. Sipas tij Shqipëria është një vend i sigurt për të investuar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …