Arban Abrashi

Abrashi: Kosova s’ mund të përballojë të ndajë më shumë se 10 milionë euro në vit “pensione për pleq nga mërgata”

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, thotë se Kosova nuk mund të përballojë që të japë më shumë se 10 milionë euro në vit “pensione të pleqërisë” për njerëz të cilët asnjëherë nuk kanë jetuar dhe kontribuuar në Kosovë, por vetëm e kanë një letërnjoftim të vendit tonë. Abrashi, në një intervistë për “Ekonomia Online”, ka paralajmëruar se Ligji për Skemat Pensionale së shpejti do të ndryshohet dhe plotësohet, me ç’rast do të përcaktohen kritere të reja që kanë të bëjnë me vendbanimin, duke ndalur keqpërdorimet e pensioneve. Megjithëse ministri Abrashi nuk e thotë drejtpërdrejt, ligji pritet të prek më së shumti serbët, të cilët edhe pse nuk kanë kontribuar asnjëherë në Kosovë, kanë shfrytëzuar lehtësinë e marrjes së një letërnjoftimi të vendit tonë dhe “e vizitojnë Kosovën si turistë një herë në muaj” për të marrë 75 euro.  “Dëmet e buxhetit janë shumë të mëdha, 10 milionë së paku, por realisht janë shumë më shumë se 10 milionë. Dhe thjeshtë ekonomia e Kosovës, ky buxhet, nuk e ka luksin që të japë këtë lloj përkrahjeje për qytetarë të cilët nuk jetojnë në Kosovë”, thekson kreu i MPMS-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …