leoni

Kadri Veseli: Mirënjohje për gratë si, Sevdije Azemi, që kanë dhënë kontribut kyç në përpjekjet për liri e pavarësi

Kadri Veseli: Mirënjohje për gratë si, Sevdije Azemi, që kanë dhënë kontribut kyç në përpjekjet për liri e pavarësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot  Sevdije Azemi në shtëpinë e saj në Zhabar të Epërm të Mitrovicës, të cilën e ka falënderuar për kontributin e saj të veçantë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Sevdije Azemi u arrestua dhe u dënua për organizimin e protestave me gratë e fshatit Zhabar në Mitrovicë më 27 mars 1989, kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës.

Ajo vuajti 11 muaj e 1 javë në burg, ndërsa kishte lënë të vetëm në shtëpi shtatë fëmijë, të gjithë të mitur dhe historia e saj u bë një simbol i grave qëndrestare në atë kohë.

Veseli tha se kontributi i zonjës Sevdije dhe gjitha grave shqiptare për liri e pavarësi nuk do të harrohet kurrë.

“Kam ardhur me ju vizituar, në shenjë respekti dhe falënderimi për veprën tënde, që është shembull i jashtëzakonshëm në një moment i cili ka qenë i rëndë. Unë atëherë kam qenë në Lëvizjen Studentore dhe e mbajë në mend mirë edhe si ngjarje edhe si lëvizje. Veprimi juaj ka qenë veprim të cilin se kemi pritur askush, ka qenë i jashtëzakonshëm. Me dalë nga shtëpia kur keni pasur shtatë fëmijë dhe me u ballafaquar drejtpërdrejt dhe me rreziku, edhe mi mbrojë drejtat e shqiptarëve  edhe më kërkua mbrojtje edhe në nivelin ndërkombëtarë”, tha Veseli.

Nga ana e saj, Sevdije Azemi falënderoi kreun e PDK-së për punën dhe angazhimet e tij për liri dhe shtet ndërtim, si dhe për vizitën që i ka bërë.

Ajo tha se për kontributin për liri ka qenë në gjendje të sakrifikuar gjithçka.

“S’ka shqiptarë që nuk ka vuajtur e qe s’ka përjetuar vështirësi. Për mua 7 fëmijë me i lënë nuk ka qenë e lehtë, por liria është mbi të gjitha. 11 muaj kam qëndruar në burg. Në Zhabar të Epërm na kanë arrestuar. Kur na kanë dërguar në një dhomë, aty e kam ndje Kosovën që është e lirë, çka më kanë thënë ua kam kthyer dyfish. Nuk kam pasur frikë. Për liri për Atdhe e dha jetën dhe ç’do gjë. Liria është më e shtrenjtë se çdo gjë”, tha zonja Sevdije Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …