Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar statutet e katër Universiteteve Publike në Kosovë. Ministri Likaj ka thënë se universitet publike kanë kaluar procedurat dhe janë në përputhje me ligjin për arsimin e lartë. “Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka aprovuar Statutet e përhershme të katër universiteteve publike të Kosovës: Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë”, ka thënë ai. Ministri ka shtuar se me këtë aprovim të statuteve nga ana e Qeverisë, hapet rruga për sigurimin e pavarësisë së plotë të këtyre institucioneve të arsimit të lartë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …