Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar se Kosova ka gëzuar gjithmonë mbështetje bipartizane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është përkrahur nga të gjitha administratat e presidentëve të SHBA-së, pavarësisht partive politike. Veseli theksoi se për Kosovën, aleanca me këtë shtet mik, vazhdon të jetë në thelb të pozicionimit gjeopolitik dhe të konsolidimit të lirisë dhe demokracisë së saj. I pari i PDK-së, theksoi se është më i kuptueshëm entuziazmi dhe interesi i shtuar për këtë proces, por që popullit të Kosovës nuk i takon të mbajë anë në këtë proces, por që duhet të respektojë vullnetin politik e procedurat demokratike të këtij vendi mik.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …