Dëshmorët Sejdi Osmani, Xhevat Osmani, Muhamet Gashi dhe Qerim Koca dekorohen me urdhrin "Hero i Kosovës"

Dëshmorët: Sejdi Osmani, Xhevat Osmani, Muhamet Gashi dhe Qerim Koca dekorohen me urdhrin “Hero i Kosovës”

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi sot ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për: Sejdi Osmanin, Xhevat Osmani dhe Muhamet Gashi, si dhe për bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës e Qerim Kocës. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi. “Sot, urdhrin “Hero i Kosovës” e ndava për dëshmorët Sejdi Osmani, Xhevat Osmani e Muhamet Gashi dhe për bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës, Qerim Kocën. Republika e Kosovës është e arritur e shumë brezave të familjeve atdhetare, që dhanë gjithçka për lirinë dhe krijimin e shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …