Nga sot Qyteti i Deçanit është bërë me palestër të re sportive

Sportistët Deçanas nga sot do të kenë ku ti zhvillojnë ndeshjet e tyre sportive në kushte dhe standarde jashtëzakonisht të mira. Sot u bë inaugurimi i palestrës sportivë në Deçan ku kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me nënkryetarin Sami Cacaj, ekzekutivin komunal, sportist Deçanas asamblistë e qytetarë, bashkë me kryeministrin e vendit Avdullah Hoti dhe Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kanë bërë përurimin e punimeve të kësaj palestre e nisur në vitin 2008. Kryetari Ramosaj, ndër të tjera tha se: Po i japim Deçanit atë që ka merituar shumë kohë më parë. Kjo palestër së bashku me stadionin e qytetit janë një mundësi e mirë për të rinjtë për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive. Më këtë rast falënderoi Kryeministrin Hoti dhe Ministren Dumoshi, për prezencën e tyre dhe mundësin e dhënë në finalizimin e këtyre punimeve. Të gjithë së bashku jemi të përkushtuar t’i përmbushim synimet e rinise sonë në sport tha kryetari Ramosaj. Kryeministri i vendit Avdullah Hoti tha se Deçani dhe komunat tjera gjithandej nëpër Kosovë, po e kompletojnë infrastrukturën sportive për të qenë pjesë e komunitetit sportiv ndërkombëtarë andaj këtu në Deçan po ndihna mjaft mirë në këtë përurim duke e ditur se nga ky qytet ka sportist të shumtë të cilët jo vetëm në Kosovë po kudo në botë janë me vlera të larta tha Hoti. Ndërsa Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës tha se është ndër palestrat më moderne e që plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare sipas kritereve të Federatës botërore dhe Evropiane të Hendbollit (IHF dhe EHF). Po ashtu plotëson të gjitha kriteret për zhvillimin e ndeshjeve në Basketboll në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar duke i plotësuar të gjitha kriteret e FIBA-s. Me këtë rast ekipet nga Kosova mund të zhvillojnë ndeshje të karakterit ndërkombëtar. Mbi të gjitha palestra i ndihmon zhvillimit të jetës sociale në Deçan dhe i shton bukurinë qytetit dukagjinas. Projekti në tersi është nisur së ndërtuari në vitin 2008 dhe ka kaluar në tri faza të punimeve dhe kap vlerën totale prej 2,000.000 € mbështetur nga MKRS.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …