Filloi shenjëzimi i rrugëve në qytetin e Malishevës

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, në qytetin e Malishevës, ka filluar shenjëzimi i rrugëve, përkatësisht pjesa e vendosjes së vendkalimeve për këmbësor në rrugët e qytetit. Projekti i mirëmbajtjes, do të vazhdoj me shenjëzimet në rrugë edhe në afërsi të të gjitha shkollave në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, Milazim Morina, ka bërë të ditur se mirëmbajtja e rrugëve, përkatësisht vendosja e sinjalistikës do të vazhdoj për dy vite me radhë me këtë projekt dhe përveç vendkalimeve do të vendosen edhe shenjat afër shkollave. “Qëllimi i këtij projekti është jo thjeshtë mirëmbajtja e rrugëve, por krijimi i sigurisë më të madhe për të gjithë këmbësorët, e sidomos për nxënësit, si në qytet ashtu edhe në fshatra, e po ashtu edhe vozitësit do të kenë më të lehtë vozitjen afër shkollave, por edhe në rrugët në qytet”, ka thënë drejtori Morina. Sipas tij, kjo mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …