Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka parë si shenjë shqetësuese lajmin se Rusia do ta hapë zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi. Hoxhaj ka reaguar, duke thënë se “kjo gjë paraqet sfidë për fqinjtë dhe orientimin atlantik e më gjerë”. “Njoftimi nga qeveria ruse për të hapur një zyrë të Ministrisë së tyre të Mbrojtjes në Serbi është një shenjë shqetësuese e pranisë ushtarake gjithnjë e më të afërt të Rusisë në Serbi, duke paraqitur kështu një sfidë për fqinjin dhe orientimin euro-atlantik të rajonit më të gjerë”, ka shkruar nënkryetari i PDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …