Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe UNDP u mundësojnë 400 të rinjve të mbajnë praktikën në punë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe UNDP u mundësojnë 400 të rinjve të mbajnë praktikën në punë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe  Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) zyrtarizuan një marrëveshje për të zgjeruar Programin e Praktikës në Punë për të ofruar mundësi të rinjëve dhe të rejave të diplomuar, të regjistruar si të papunë në Shërbimin Publik për Punësim në Kosovë që të zhvillojnë një punë praktike për zhvillimin e aftësive të tyre në vendin e punës. Kjo mbështetje vie si reagim në ndikimin e COVID 19 në kushtet socio-ekonomike të të rinjëve. Programi zbatohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Agjencia e Kosovës për Punësim në bashkëpunim me UNDP-në.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Znj. Vlora Dumoshi dhe Pëfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Znj. Maria Suokko nënshkruan këtë marrëveshje në një nggjrje të mbajtur sot.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministrja Dumoshi theksoi: “Me këtë marrëveshje, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpreh përkushtimin e saj në kontributin e drejtpërdrejt për qytetarët e Kosovës, sidomos nadaj të rinjëve të cilët përfaqësojnë gjysmën e popullates dhe një potencial skajshmërisht të pashfrytëzuar”.

“Ne në UNDP jemi shumë të lumtur që kemi mundësinë të punojmë me institucionet e Kosovës në këtë skemë që do të siguroj mundësi të reja për të rinjtë të përfitojnë një përvojë të vlrfshme pune dhe të zhillohen në aspektin professional. Ndikimet e pandemisë tek të rinjtë, sidomos tek gratë dhe ata që gjenden në situatë të cenueshme, kanë qenë sistematike, të thella dhe joproporcionale”, u shpreh Znj. Me këtë rast.

Qëllimi i Programit të Praktikës është të sigurojë punëkërkuesit e papunë, të cilët kanë diplomuar nga instituciones arsimore të mesme dhe të larta profesionale brenda një periudhe 24-mujore, me mundësinë për të ndjekur një praktikë 6-mujore në ndërmarrjet e sektorit privat ose institucionet publike, për të mbështetur zhvillimin e aftësive të tyre në vendin e punës, drejt krijimit të mundësive për punësim të qëndrueshëm në Kosovë. Kjo iniciativë është pjesë e paketës qeveritare për rimëkëmbjen nga COVID 19. Programi përqëndrohet në identifikimin e ndërmarrjeve/institucioneve që kanë potencial të ofrojnë mundësi punësimi afatgjatë. Programi i Praktikës do të angazhojë ekspertizën e projektit dhe të Agjencisë së Punësimit për të përshtatë secilën pozitë të praktikës me punëkërkuesit e duhur, në përputhje me nevojat dhe kriteret e përcaktuara nga kompanitë/institucionet.

400 të rinj të diplomuar të papunë në Kosovë do të përfitojnë nga aftësitë praktike, duke përmirësuar jetesën e tyre dhe integrimin në tregun e punës. Personat e kualifikuar për të aplikuar për skemën e praktikës duhet të kenë diplomë universitare ose të shkollës së mesme profesionale brenda periudhës 24-mujore, të jenë punëkërkues që nuk kanë përvojë të mëparshme pune dhe të jenë nën moshën 30 vjeç. Përparësi do t’u ipet të papunëve afatgjatë (më shumë se 12 muaj), grave, të mbijetuarve të dhunës në bazë gjinore, përfituesve të ndihmës sociale, personave të vetëm, me një ose më shumë anëtarë vartës (prindër të vetëm), personave nga zonat rurale, personave me aftësi të kufizuara dhe personave nga grupet e pakicave etnike.

Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni:

Burbuqe Dobranja, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 410;  mobil: 049 720 800;        email: [email protected]

Danijela Mitić, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 412;   mobil: 049 720 824     e-mail: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …