Është duke u mbajtur vazhdimi i seancës plenare në Kvendin e Kosovës, ku në rend dite ishte edhe projektligji për financimin e partive politike. Ky projektligj u votua nga 68 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe nuk kishte asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Përmes këtij projektligji synohet që të dihet financimi i të gjitha partive politike. “Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin Nr. 04/L-122 si dhe Ligjin Nr. 003/L-073 për Zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256”, specifikohet ky projektligj në rendin e ditës.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …