Mbi 40 milionë shikues kanë ndjekur versionin e restauruar të filmit, “Tomka dhe shokët e tij”, të Kino-Studios, “Shqipëria e Re”

Mbi 40 milionë shikues kanë ndjekur versionin e restauruar të filmit, “Tomka dhe shokët e tij”, të Kino-Studios, “Shqipëria e Re”

Mbi 40 milionë shikues kanë ndjekur versionin e restauruar të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, mundësuar nga Projekti i Kinemasë Shqiptare dhe Biblioteka e Kongresit Amerikan.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bën të ditur se  në kanalin prestigjioz amerikan, Turner Classic Movies – TCM shfaqet filmi i kineastes Xhanfize Keko, e përzgjedhur si “Regjisorja e javës”. Ministrja e konsideron një ngjarje jo vetëm për Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, por për gjithë kinematografinë shqiptare. 36 vjet pas prodhimit të tij, filmi aq i dashur për publikun shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”, i prodhuar në vitin 1977 “Tomka dhe shokët e tij” i regjizores Xhanfize Keko ishte filmi i dytë që u përzgjodh për t’u restauruar në laboratorin e Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan (LOC Audiovisual Conservation Center, pas filmit “Nëntori i dytë”. Përzgjedhja e këtij titulli erdhi pas impaktit që parashikohet të ketë ky film te publiku ndërkombëtar. Pas filmit “Nëntori i Dytë” janë në pritje për t’iu nënshtruar procesit të restaurimit filmat, “Ballë për ballë”, “Kapedani” dhe “Ngadhënjim mbi vdekjen”. Ndërkohë që çdo film i restauruar do të shfaqet më parë në festivalet e filmave, në bashkëpunim me institucionet partnere të ACP-së dhe pastaj për një publik më të gjerë. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Drithijet e  Panairit të librit  të 27-të, “Tirana 2024”.

Dje, pas një maratone prej 5 ditësh në Pallatin gjigand të Kongreseve, u mbyll panairi …