Ambasadori gjerman në vend, Jorn Rode, i ka reaguar ashpër qeverisë së Kosovës për shuarjen e departamentit special anti-korrupsion. Me anë të një postimi në Twitter, Rode ka thënë se kjo ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për luftimin e korrupsionit, shkruan lajmi.net. “Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngritë shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, ka shkruar Rode. Këtij postimi të Rode, i paraprin një shkrim tjetër në të cilin ai bën të ditur disa statistika, në të cilat thuhet se Gjermania është inevistitori më i madh në Kosovë në pjesën e parë të këtij viti. Ai aty thotë se do të kishte shumë më shumë investitorë nëse do të kishte luftë efektive kundër korrupsionit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …