Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka ndonjë problem serioz në koalicionin qeverisës. Sipas tij, edhe sot kanë disa mospajtime mes veti, por siç theksoi, koalicioni ku bën pjesë edhe partia e tij ka më pak telashe se ai i dy-tre vjetëve më parë. “Natyrisht që ka mospajtime, natyrisht që ne kërkojmë disa agjenda me i shty, p.sh. kemi politika sociale që si parti jemi të interesuar me e shty, ose te ministria e tregtisë mbrojtjen prodhimeve vendore, dhënien hapësirë, lehtësira, heqjen e disa barrierave, lufta për të fituar sa më shumë për t’i thënë grante ndërmarrjeve të vogla e të mesme ose të mëdha, pra këto janë përpjeke të vazhdueshme për të shtyer pjesë të programit, mirëpo ky program është integral, i Qeverisë së Kosovës dhe i ndarë pastaj në dikastere në implementimin e tyre”, ka thënë Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …