Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuaratë dje mërkuren është folur edhe për krimet serbe në Kosovë gjatë vitit 1999. Ivica Daçiq, ministri i jashtëm serb është ankuar në OKB se Kosova e ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit, ndërsa në anën tjetër, ministra e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla është shprehur se Serbia po i fsheh viktimat e krimit që ende janë të zhdukur. E lidhur me këtë çështje, pranë Kosovës ka qëndruar edhe përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, Thomas Phipps. Britania e Madhe ka treguar se mbështet marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë. Ajo është e gatshme të mbështesë një marrëveshje normalizimi, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Serbisë nga e cila përfitojnë popujt e të dy vendeve. Gjithashtu, në këtë postim, thuhet se nuk mund të lejohet mosndëshkimi i krimeve të luftës të kryera nga Serbia në vitin 1999, në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …