Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi ka liruar nga detyra këshilltaren e saj, Hajrie Gashi për të cilën u tha se babai i saj dyshohet se ka përfituar nga 2 milionë eurot e vjedhura nga thesari i shtetit. Ajo është shprehur se askush nuk duhet të jetë përgjegjës për veprimet e familjarëve, por krimi është i rëndë andaj e ka parë të domosdoshëm shkarkimin e saj, “Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë!”, tha Albulena, Balaj-Halimi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …