Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, së bashku me deputetet Mimoza Kusari-Lila dhe Donika Kadaj-Bujupi, kanë propozuar amandament në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, nëpërmjet të cilit po synohet të ndihmohen prodhuesit vendor në këtë periudhë të vështirë të pandemisë.“Pra, nëpërmjet këtij amendamenti parashihen përparësitë për prodhuesit e produkteve dhe shërbimeve vendore përmes një neni të veçantë. Shpresoj që ky propozim do ta marrë përkrahjen e deputetëve të të gjitha partive, sepse nëse ne nuk zgjedhim t’u qëndrojmë në krah të prodhuesve tanë vendor, atëherë kush?”, ka theksuar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …